Skip to main content
Logotip Europske komisije
Migration and Home Affairs

Thirrje për pjesëmarrësit: Trajnim për punonjësit socialë “Si të merreni me luftëtarët e huaj terroristë të kthyer dhe familjet e tyre”, Tiranë, 24-25 nëntor 2021

Kthimi i luftëtarëve të huaj terroristë (LHT) dhe familjeve të tyre përbën sfida për shoqërinë dhe praktikuesit që punojnë me ta. Punonjësit socialë luajnë një rol kyç në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit. Gjatë trajnimit dy-ditor (prej drekës në drekë) ne synojmë të punojmë në Kuptimin dhe reagimin ndaj rasteve të kthimit të LHT-ve dhe familjeve të tyre nga një perspektivë e rehabilitimit dhe riintegrimit në Ballkanin Perëndimor.

Pyetjet kryesore që do të trajtohen gjatë trajnimit janë:

  • Cili është roli që mund të luajnë punonjësit socialë në rehabilitimin dhe riintegrimin e LHT-ve të kthyer dhe anëtarëve të familjeve të tyre? 
  • Cilat janë përvojat e punës me LHT-të e kthyer dhe familjet e tyre midis pjesëmarrësve?
  • Cilat janë specifikat e punës me LHT-të e kthyer dhe anëtarët e familjeve të tyre, krahasuar me punën me kategori të tjera individësh?   
  • Si mund t'i forcojnë praktikuesit njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e tyre në punën me grupin specifik të të kthyerve?

Cila është audienca e trajnimit? 

Audienca e synuar e këtij trajnimi janë punonjësit socialë që punojnë me LHT-të e kthyer dhe familjet e tyre ose që janë në prag për ta bërë këtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne presim që pjesëmarrësit të kenë përgatitje arsimore në punën sociale ose përvojë pune që është e barabartë me këtë. 

Gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve do të kërkojmë që të kemi ekspertizë, shtrirje gjeografike dhe nga 1 pjesëmarrës për organizatë.  

Si të regjistroheni? Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë trajnim, ju lutemi përgjigjuni pyetjeve në formularin e mëposhtëm të aplikimit: Klikoni këtu për t'u regjistruar.

Çështje praktike

RVR në BP do të organizojë udhëtimin dhe akomodimin tuaj. Pjesëmarrja është falas. Trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze me përkthim në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake/kroate/malazeze/serbe. Do të ofrohet përkthim i materialit studimor dhe përkthim në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake/kroate/malazeze/serbe. 

A njihni kolegë, praktikues ose organizata të tjera për të cilët kjo thirrje mund të jetë interesante? Ju lutemi shpërndajeni këtë thirrje përmes rrjetit tuaj.

Rreth RVR-së

Rrjeti i Vetëdijësimit për Radikalizimin (RVR) i lidh praktikuesit e vijës së parë nga e gjithë Evropa me njëri-tjetrin, dhe me akademikë dhe politikëbërës, për të shkëmbyer njohuri, përvoja të dorës së parë dhe qasje për parandalimin dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha format e tij. Që nga themelimi i tij në vitin 2011, RVR-ja ka përfshirë mbi 6,000 praktikues nga e gjithë BE-ja dhe më gjerë.

RVR-ja në Ballkanin Perëndimor

RVR-ja në Ballkanin Perëndimor do të mobilizojë dhe lidhë praktikuesit në Ballkanin Perëndimor dhe ekspertizën e tyre në mbështetje të përpjekjeve gjithëpërfshirëse të P/KEDh, mësimit të ndërsjellë dhe rrjetëzimit ndërmjet profesionistëve, si brenda rajonit ashtu edhe me kolegë nga shtetet anëtare të BE-së.

Për ta mundësuar këtë, do të organizohen sesione trajnimi, punëtori dhe vizita studimore rreth temave të tilla si menaxhimi i luftëtarëve të huaj terroristë të kthyer dhe anëtarëve të familjeve të tyre, bashkëpunimi me komunitetet (fetare) në P/KEDh dhe Ekstremizmi i Djathtë i Dhunshëm (EDDh).

Projekti zbatohet në sfondin e prioriteteve të përshkruara në Planin e Përbashkët të Veprimit kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, të nënshkruar ndërmjet Komisionit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në tetor të vitit 2018.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni Maarten van de Donk ose Robert Örell.

Back to the English version